STAFI i SRC4PH
Përvoja në punë: Profesore në Fakultetin e Shëndetit prej 10 vitesh. Drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik (2020-aktualisht), Zv. Dekane për Kërkimin Shkencor (2017-2020). Anëtare e grupit Këshillues të OBSH-së për Rajonin e Evropës në RCCEIM (2022-aktualisht). Eksperte e jashtme ASCAL. Koordinatore akademike për Erasmus +.
Edukimi: Prof. Asoc. Shkenca Shëndeti (Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike), Doktore e Shkencave në Shkenca Mjekësore-Infermieri (Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike), Master Shkencor në Shkenca Infermierore (Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shëndetit Publik), Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë, (Universiteti Teknologjik “Ismail Qemali” Vlorë).
Interesat kërkimore: përfshijnë një larmi temash si kujdesi kronik, aderenca ndaj medikamenteve, kujdesi geriartrik dhe sëmundjet muskuloskeletike, praktika e bazuar në evidenca, edukimi dhe promovimi shëndetësor, depistimi dhe parandalimi i kancerit, shëndeti mendor, ushqyerja e shëndetshme, shëndeti digjital, angazhimi i komunitetit dhe komunikimi i riskut në emergjenca shëndetësore. Koordinatore e projektit Gold Health Care-Transnational Access to the Research Infrastructures of VITALISE Project, AUTH Healthcare Transitions Living Lab.
Publikime: Autore e disa librave të botuar (cikël leksionesh), organizatore e konferencave dhe simpoziumeve brenda dhe jashtë vendit, autore e shumë artikujve dhe prezantimeve shkencore në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare:
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/?term=Fatjona+Kamberi
https://www.researchgate.net/profile/Fatjona-Kamberi
E-mail: fatjona.kamberi@univlora.edu.al dhe
fatjonakamberi@email.com
Yllka Stramarko (Bilushi), Profesore në Fakultetin e Shëndetit Publik të Universitetit “Ismail Qemali“ të Vlorës, lektore e lëndëve: Sëmundje të Brendshme, Cilësia e Shërbimit Shëndetësor, Kirurgji e Përgjithshme etj, programi Bachelor dhe Master.
Prof. Stramarko u diplomua për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1990. Në vitin 1996 ka kryer specializimin në “Primary Care Education” , ku u diplomua për ‘Trainer for General Practitioner” në Universitin e Glasgowi-t, Scotland.
Në vitin 2003 ka ndjekur kurs trajnimi në patologji speciale dhe edukim profesional në Qendrën për studime ndërkombëtare FUNTAS Greqi. Në vitin 2006, ajo kreu shkollën pas universitare SHPU në shëndetin publik, ndërsa në vitin 2010 mori gradën “Doktor i Shkencave në Shëndetin Publik”. Kjo u pasua nga studime të mëtejshme postdoktorature dhe bashkëpunime në disa punime shkencore në një nga Qendrat kërkimore të Universitetit të Janinës.
Interesat shkencorë dhe hulumtues përqëndrohen në Studime për obezitetin,“Lidhja e obezitetit me sëmundjet kancerogjene”, Studime për shëndetin publik “Mbetjet spitalore dhe efektet në shëndet dhe mjedis”. Prof. Stramarko ka një karrierë të spikatur në UV, si anëtare në Senat, në Bordin e Administrimit, në Këshillin e Fakultetit të Shëndetit Publik, si dhe në komisione të ndryshme Ad-Hoc etj. Gjithashtu, ajo është anëtare e disa bordeve editoriale të revistave shkencore të indeksuara dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Evidencë e rëndësishme e Prof. Stramarkos është puna kërkimore shkencore, e materializuar në një numër të spikatur artikujsh. Po ashtu, ajo ka qenë pjesë e projekteve shkencore si projekti “PHAREM – Developmentand application of a system based on advanced oxidation processes for the treatment of hospital wastewaters in order to remove pharmaceutical com-pounds with high persistence in aquatic environment”, projekti “Niveli i vetë-kujdesit midis njerëzve me diabet tip.2 në qytetin e Vlorës, Shqipëri.
Glodiana Sinanaj është pedagoge dhe studiuese në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” në Shqipëri në Fakultetin e Shëndetit që prej vitit 2008. Është Doktore Shkencash në “ Shkenca Infermierore” dhe anëtare e Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik në këtë Fakultet që prej themelimit të saj. Në konferencat dhe revistat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ka prezantuar punime shkencore mbi kujdesin shëndetësor infermieror. Është autore e shumë artikujve shkencorë në fushat e edukimit shëndetësor në infermieri, shëndetit publik dhe kujdesit në sëmundje kronike të publikuara në botime shkencore. Ajo është pjesë e grupit të punës të programit “Promovimi i Mjekësisë Geriartrike në vendet ku është ende në zhvillim” në të cilin ofrohet një hapësirë e hapur për bashkëpunim midis kërkuesve në të gjithë Evropën (dhe më gjerë) dhe në këtë mënyrë i jepet shtysë përparimeve dhe inovacioneve kërkimore. Studimet e saj në fushën e infermierisë, fokusohen te edukimi shëndetësor infermieror, promovimi i shëndetit, mirëqenies dhe kompetencës për kujdesin personal në të gjitha grupmoshat, praktika infermierore bazuar në evidencë, infermieria në komunitet, shëndeti mendor, kujdesi shëndetësor dixhital, parandalimi i kancerit dhe kujdesi holistik te pacienti. Krahas aktivitetit kërkimor puna e saj në mësimdhënie ka synuar të ndihmojë në formimin professional të studentëve të Fakultetit të Shëndetit.
Për më shumë informacion
RG: https://www.researchgate.net/profile/Glodiana-Sinanaj
E-mail: glodiana.sinanaj@univlora.edu.al
glodisinanaj78@hotmail.com
Prof.Asoc Petraq Mustaqe, Mjek kirurg angio-vaskular, me një eksperiencë të gjatë në kirurgjinë e përgjithshme dhe atë vazale. Prej vitit 2019 është lektor në Fakultetin e Shëndetit-UV dhe përpara kësaj periudhe ka qenë pedagog me kohë jo të plotë për 12 vite, në lëndën e Kirurgjisë dhe Anatomisë Humane. Në të njëjtën kohë është edhe titullari i këtyre lëndëve. Ka kryer disa trajnime e specializime në fushën e kirurgjisë. Pjesë e grupeve të punës në shumë projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe po ashtu ka realizuar shumë prezantime lidhur me të rejat e fundit ne fushën e angiologjisë dhe trajtimet më të fundit të sëmundjes së venave varikoze.
Për më shumë informacion
Eksperienca në punë:
Arsimimi:
Fusha e Kërkimit:
Mjeke e Përgjithshme, Pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”. Doktorante pranë Universitetit “Tor Vergata” Romë, Itali. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Dr.Jaho ka punuar si mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore nr.3 në qytetin e Vlorës, e që prej vitit 2017 dhe aktualisht, është pjesë e stafit me kohë të plotë, pranë Fakultetit të Shëndetit, si lektore ne lëndën e Sëmundjeve të Brendshme e Pediatri. Fokusi i punës kërkimore-shkencore është parandalimi dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike, roli i vitaminës D në shëndet, rritja e ndërgjegjësimit të studentëve për hepatitin B. Si pjesë aktive e grupeve të punës në shumë projekte, ka ndarë eksperiencën e saj lidhur me tematika aktuale mbi shëndetin. Drejtuese e një projekti në kuadrin e thirrjes HAP-Health for All, pjesë e grupit të punës në projektin Gold Health Care-Transnational Access to the Research Infrastructures of VITALISE Project, AUTH Healthcare Transitions Living Lab. Aktualisht, puna kërkimore-shkencore është përqëndruar në temën e studimeve doktorale rreth infeksionit nga Hepatiti B.
Irini Rapushi është pedagoge në Fakultetin e Shëndetit Publik dhe pjesë e Qendrës Kërkimore Shkencore në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, si dhe mjeke e kujdesit parësor në urgjencën pediatrike në Spitalin Rajonal të Vlorës. Me një diplomë nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ajo ka marrë gjithashtu certifikim nga UNICEF në planifikimin dhe sigurimin e shërbimeve të barabarta shëndetësore për nënat dhe fëmijët. Aktualisht, ajo po ndjek doktoraturën në Romë, duke hulumtuar lidhjen midis përdorimit të gabuar të antibiotikëve dhe efekteve të padëshiruara të mundshme.
Ajo ka koordinuar një projekt dhe ka marrë pjesë në shumë të tjerë si anëtare e projekteve. Përveç kësaj, ajo ka prezantuar në disa konferenca dhe është autore dhe bashkëautore e disa artikujve. Jashtë punës, ajo kënaqet duke udhëtuar, shëtitur në natyrë me katër qentë e saj, duke lexuar dhe duke kërcyer.
Krenar Malaj, pedagog me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shëndetit. Ka kryer studimet e larta për mjekësi të përgjithshem e më tej ka kryer specializimin për mjek laboratot klinik-biokimik. Me një eksperiencë të gjatë në kërkimet laboratorike, fokusi i tij i punës ka qenë studimi i prevalencës së hemoglobinopative, anemive, hepatitet etj. Ka punuar për vite me radhë si mjek laboratori në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në fakultet është lektor në disa lëndë si biokimi, farmakologji e sëmundje infektive. Është koordinator i disa projekteve me studiues italianë e amerikanë. Aktualisht ndjek studimet doktorale në Universitetin “La Sapienza”, Romë, Itali.
Për më shumë informacion
Email: krenar.malaj@univlora.edu.al
Anteo Guri është asistent lektor dhe studiues në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” në Shqipëri në Fakultetin e Shëndetit. Në korrik 2023 ai është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe është anëtar i Qendrës Kërkimore Shkencore prej tetorit 2023. Interesat primare kërkimore janë mjekësia e bazuar në evidenca, promocioni shëndetësor,farmakovigjilenca, vaksinimi, shëndeti mendor, stili i jetesës dhe shëndeti publik, tele-mjekësia.
Për më shumë informacion:
E-mail: mailto:gurianteo9@gmail.com
Enkeleda Mahilaj është diplomuar në Infermieri nga Universiteti 'Ismail Qemali' Vlorë. Aktualisht punon si Specialiste pranë Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik në Universitetin e Vlorës, duke kontribuar në kërkimin dhe inovacionin e shëndetit publik. Për më tepër, ajo ka marë pjesë në trajnime të ndryshme. Puna e saj fokusohet në përmirësimin e politikave të kujdesit shëndetësor dhe promovimin e praktikave të bazuara në fakte në shëndetin publik. Ajo është e pasionuar për zhvillimin më shumë të sistemit të kujdesit shëndetësor për t'i shërbyer më mirë komunitetit dhe për të sjellë rezultate pozitive. Në vazhdimësi kërkon mundësi për rritje profesionale dhe bashkëpunim me organizata ndërkombëtare shëndetësore.
Për më shumë informacion:
E-mail: enkeleda.mahilaj@univlora.edu.al