+355 33 222288

info@univlora.edu.al

Vizioni & Misioni

Objektivat e kërkimit të shëndetit publik janë të kuptojnë ndikimin e faktorëve që përcaktojnë shëndetin e popullatës dhe të propozojnë ndërhyrje dhe politika shëndetësore të bazuara në njohuritë dhe provat shkencore. Këto veprime shërbejnë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien dhe për të reduktuar pabarazitë shëndetësore. Në SRC4PH në UNIVLORA, një ekip është përkushtuar për kërkimin e shëndetit publik.

Studiuesit e shëndetit publik studiojnë shëndetin e popullatës, mirëqenien, paaftësinë dhe humbjen e autonomisë, si dhe faktorët që përcaktojnë këto gjendje (të referuara si «përcaktues të shëndetit»), qofshin ato biologjike, të sjelljes, sociale ose mjedisore. Këto të dhëna u mundësojnë atyre të zhvillojnë dhe vlerësojnë ndërhyrjet për të përmirësuar shëndetin e popullatës, për të parandaluar sëmundjet dhe për të kompensuar aftësitë e kufizuara dhe humbjen e autonomisë. Studiuesit prodhojnë gjithashtu risi në drejtim të organizimit të shërbimeve shëndetësore, shërbimeve sociale dhe shërbimeve mjekësore/sociale.

Misioni

Misioni i Qendrës Studimore për Shëndetin Publik në FSHP është të vlerësojë, të marri financime nga granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese ku përfshihen fondet për kërkimin shkencor, të monitorojë dhe të administrojë studimet dhe projektet në fushën e Shkencës dhe të Kërkimit në Fakultetin e Shëndetit Publik.

Gjithashtu, Qendra Studimore e Shëndetit Publik ka si qëllim menaxhimin e projekteve dhe studimeve në fushën e Shëndetit Publik si dhe transferimin, modernizimin dhe rinovimin e teknologjive të tyre. Qendra do të funksionojë si një strukturë koordinuese për studime dhe projekte brenda Fakultetit të Shëndetit Publik dhe grupeve kërkimore shkencore të njësive të tjera bazë, dhe bashkëpunime me Drejtoritë e Shëndetit Publik dhe Institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit bazuar në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale të bashkëpunimit midis Fakultetit të Shëndetit Publik dhe institucioneve të ndryshme.

Qendra Studimore e Shëndetit Publik për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të studimeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e përhershme për përcaktimin e politikave të kërkimit shkencor, që propozohen nga Drejtuesi i Qendrës dhe miratohen nga stafi akademik i qendres, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj qendre.