Leksion i hapur ndërgjegjësues, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës “Streha” – Tiranë me temë: “Së bashku kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”

Fakulteti i Shëndetit, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

Në kuadër të fushatës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në Fakultetin e Shëndetit u zhvillua një leksion i hapur ndërgjegjësues, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës “Streha” – Tiranë me temë: “Së bashku kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.

Ky aktivitet u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese mes pedagogëve dhe studentëve, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi fenomenin e trafikimit dhe fuqizimin e të rinjve për të reaguar ndaj formave të abuzimit e shfrytëzimit.

Gjatë leksionit u trajtuan tema me rëndësi si:

🔹 Mite dhe fakte mbi trafikimin e qenieve njerëzore

🔹 Çfarë është Trafikimi i Qenieve Njerëzore

🔹 Rreziqet online dhe mënyrat e mbrojtjes në hapësirat virtuale

🔹 Adresimi i rasteve dhe roli i institucioneve që veprojnë në këtë fushë

Aktiviteti u shoqërua me një bisede të hapur dhe interaktive, ku studentët sollën shembuj dhe raste reale nga jeta e përditshme, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi mënyrat e njohjes dhe adresimit të fenomenit.

Ky takim përcolli mesazhin se informimi, ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi institucional janë çelësi për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, duke theksuar rëndësinë e rolit të të rinjve në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të drejtë.

Fakulteti i Shëndetit mbetet i angazhuar në promovimin e vlerave humane, edukimit dhe sensibilizimit shoqëror për çështje që prekin shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.