2024-04-12
Dita Botërore e Shëndetit
Në dt. 3 Maj 2024, me rastin e Ditës Botërore të Melanomës, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, zhvilloi aktivitetin promocional me temë:
“Mbrojtja nga rrezatimi diellor, parandalimi i Melanomës dhe kancerit të lëkurës”.
Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë, të tretë Infermier i Përgjithshëm dhe Infermieri Mami të Fakultetit të Shëndetit.
Ky aktivitet synoi rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit të qytetit të Vlorës mbi mbrojtjen ndaj rrezatimit diellor, zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës dhe mënyrat e parandalimit duke kufizuar ose shmangur ekspozimin në diell në oraret e caktuara.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe informacione të ndryshme rreth kujdesit që duhet treguar për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme UV, mbi shëndetin e lëkurës, sigurinë nga dielli, parandalimin e nxirjes dhe ekzaminimet e kancerit të lëkurës.
Anëtarët e grupit të punës së bashku me studentët ofruan për komunitetin këshilla shëndetësore dhe shpërndanë kapele të gjera për mbrojtjen nga rrezet e diellit.
Melanoma është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Ndërsa melanoma dhe kanceret e tjera të lëkurës nuk janë 100% të parandalueshme, ka mënyra për të reduktuar rrezikun.
Këshilla për të reduktuar rrezikun e kancerit të lëkurës
Parandalimi
Çdokush është në rrezik të preket nga melanoma.
KONTROLLONI LËKURËN PËR TË ZBULUAR HERËT KANCERIN E LËKURËS
& KUJDESUNI PËR VETEN DUKE E PARANDALUAR ATË
KUFIZIM OSE SHMANGIE E EKSPOZIMIT TË DREJTËPËRDREJTË NË DIELL
Ndërmjet orës 10.00 dhe 16.00
Koordinatore, Dr. Glodiana Sinanaj
Grupi i punës:
Prof. Asoc. Fatjona Kamberi
PhD. (Cand) Brunilda Subashi
Dr.Denada Selfo