2024-05-07
Relacion për Aktivitetin e Melanomës
Në dt. 20 Nëntor 2024, në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, në bashkëpunim me Departamentin e Kujdesit Shëndetësor, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë, realizoi aktivitetin promocional me temë “Të kujdesemi për ata që janë kujdesur për ne, më tepër se një detyrim, një nder“, një aktivitet edukues, informues dhe sensibilizues i qytetarëve me fokus promovimin e shëndetit, menaxhimin e diabetit dhe hipertensionit, ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik, aderencën medikamentoze dhe problematikat e ndryshme lidhur me numrin e medikamenteve, dozën, kohën e marrjes, mënyrën e administrimit, shkaqet e mosmarrjes së medikamenteve, pasojat e mosmarrjes së medikamenteve si dhe mënyrat e rikujtesës për marrjen e medikamenteve në orarin e duhur për përmirësimin e cilësisë së jetës.
Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë dhe të tretë Infermier i Përgjithshëm dhe Mami Infermier të Fakultetit të Shëndetit.
Tema e këtij aktiviteti u zgjodh në përshtatje me projektin “Gjetja e metodës më efektive për përmirësimin e aderencës medikamentoze tek të moshuarit me sëmundje kronike të shumëfishta- studim eksperimental”, një projekt i financuar nga UV dhe me fokus mbrojtjen e të drejtës për kujdes shëndetësor për personat e moshuar 65 vjec e lart që vuajnë nga Diabeti dhe Hipertensioni por dhe sëmundje të tjera kronike.