“Sharing expertise in both health and economics is of great value, opening new horizons for intersectoral and interdisciplinary collaboration.”

Dominika Tóthová, Ph.D., asistente profesore në Masaryk University viziton UniVlora

Vizita e stafit akademik Dominika Tóthová, Ph.D., asistente profesore në Masaryk University, në kuadër të Programit Global të Shkëmbimit të Stafit ERASMUS+.

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, në periudhën 27–31 tetor 2025, u vizitua nga Ing. Dominika Tóthová, Ph.D., asistente profesore në Masaryk University, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administratës, Departamenti i Ekonomisë Rajonale, Instituti për Qëndrueshmëri dhe Rrethqarkullim dhe Instituti i Ekonomisë së Shëndetit, Politikave dhe Inovacionit.
Vizita u zhvillua në kuadër të Programit Global të Shkëmbimit të Stafit ERASMUS+.
Në Universitetin e Vlorës, Prof. Tóthová zhvilloi aktivitetet e saj në Fakultetin e Shëndetit dhe në Fakultetin e Ekonomisë, ku pikat e kontaktit ishin përkatësisht Prof. Asoc. Fatjona Kamberi dhe Dr. Amali Çipi.
E veçanta e këtij mobiliteti ishte ndërthurja e dy disiplinave – shëndetit dhe ekonomisë – e lidhur ngushtë me fushën e ekspertizës të stafit të huaj në UV, në ekonominë e shëndetit.
Gjatë këtij mobiliteti, Prof. Tóthová vizitoi mjediset e Universitetit të Vlorës, zhvilloi takime me dekanët respektivë të Fakultetit të Shëndetit, Prof. Asoc. Enkelejd Mehilli, dhe të Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Amali Çipi, si dhe me përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Gjithashtu, u realizua një vizitë në Bibliotekën e UV-së.
Profesore nga Masaryk University pati mundësinë të zhvillonte dy leksione me studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe të Fakultetit të Shëndetit, si dhe të ishte pjesë e një workshop-i që përfshiu stafin akademik dhe administrativ të të dy fakulteteve.
Gjatë qëndrimit të saj në UV, ajo ishte pjesë aktive e aktiviteteve të zhvilluara nga universiteti, si leksione të hapura, aktivitete promovuese dhe sesioni informues me AKKKSHI.
Ndërthurja e fushave të ekspertizës dhe disiplinave mundësoi fillimin e diskutimeve për bashkëpunime të përbashkëta, jo vetëm në hartimin e kurikulave të përbashkëta mësimore, por edhe në zhvillimin e projekteve ndërdisiplinare me impakt dhe shkallë të gjerë aplikimi.
Pas kësaj vizite, bashkëpunimi me Masaryk University do të vazhdojë më tej, duke filluar me anëtarësimin e UV-së në Programin Global të Shkëmbimit, i cili do t’u mundësojë stafit akademik, administrativ dhe studentëve të UV-së të jenë pjesë e këtij programi për shkëmbim praktikash, ngritje kapacitetesh dhe transferim njohurish, në kuadër të mobiliteteve afatshkurtra.
Ky bashkëpunim pritet të ketë impakt të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Vlorës, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin e projekteve ndërsektoriale me ndikim të gjerë.
“Sharing expertise in both health and economics is of great value, opening new horizons for intersectoral and interdisciplinary collaboration.”
“Sharing expertise in both health and economics is of great value, opening new horizons for intersectoral and interdisciplinary collaboration.”