2024-11-25
Të kujdesemi për ata që janë kujdesur për ne, më tepër se një detyrim, një nder
Në kuadër të Marrëveshjes Erasmus + aktive dhe disavjeçare që Fakulteti i Shëndetit, Universiteti ‘’Ismail Qemali’’ Vlorë (UV) ka me Tallinn Health Care College, Tallinn Estoni, stafi akademik dhe administrativ i këtij kolegji zhvilluan një vizitë pune në Fakultetin e Shëndetit.
Erasmus+ ofron mundësinë që institucionet e arsimit të lartë të dërgojnë studentë dhe staf jashtë vendit (në vende të tjera të Programit ose në vende të tjera partnere) për të studiuar, dhënë mësim ose trajnim në institucionet pjesëmarrëse, si dhe për të marrë pjesë në një stazh praktik.
Gjatë kësaj vizite, stafi akademik pati mundësi të zhvilloj leksione të hapura dhe orë edukative simulatore me studentët. Tematikat e leksioneve kishin në fokus rritjen e ndërgjegjësimit në mesin e të rinjëve për HIV-AIDS nga Olesja Zeel dhe orën edukative simulatore me studentët e infermierisë në lidhje me kujdesin në trauma nga Siiri Maasen dhe Kaja Lempu. Drejtuesja e Marrëdhëneve me Jashtë, Grete Sõõru zhvilloi një takim me zyrën e Marrëdhëneve me Jashtë të UV dhe drejtuesen Znj. Rezarta Sinanaliaj.
Stafi nga Estonia vizitoi edhe Spitalin Memorial në Fier, si një nga mundësitë ku studentët nga Estonia falë marrëveshjes aktive që UV ka me këtë spital mund të zhvillojnë praktikën spitalore në kuadër të mobilitetit studentor. Gjatë kësaj vizite u zhvillua dhe një takim i shkurtër me drejtoreshën e spitalit, Dr. Rudina Degjoni ku ndër të tjera u diskutua për mënyrën e organizimit të sistemit shëndetësor në Estoni dhe Shqipëri dhe rolin e personelit infermieror dhe përparimin profesional të vazhdueshëm për kujdes shëndetësor cilësor.
Gjatë vizitës, stafi nga Estonia pati mundësi të vizitonte ambjentet e Fakultetit të Shëndetit dhe të takohej me autoritete drejtuese dhe stafin akademik dhe administrativ të fakultetit. Ky mobilitet i mundësuar nga ERASMUS + ishte një mundësi shumë e mirë për stafin dhe studentët e Fakultetit të Shëndetit për shkëmbimin e përvojave dhe përditësimin me përparimet më të fundit në fushën e edukimit simulator për programet e Infermierisë. Stafi nga Estonia në këtë vizitë u shoqërua nga stafi akademik i Fakultetit të Shëndetit, Prof.Asoc. Fatjona Kamberi, Dr. Rezarta Lalo. PhD. kandidate Jerina Jaho dhe Msc. Irini Rapushi.
Më poshtë janë paraqitur aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij mobiliteti.