
2020-01-24
Trajnimi mbi shkrimin e një projekt cilësor pranë Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik
Seminar Trajnues

Evolucioni i Edukimit, Praktikës dhe Inovacionit në Kujdesin Infermieror dhe Mami
Programi Erasmus+ (mobilitet afat-shkurtër)
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Shqipëri
Thomas More University of Applied Sciences, Belgjikë
Periudha e aktivitetit:
Crossroads of Care është një aktivitet i organizuar në kuadër të programit Erasmus+ midis Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shëndetit dhe Thomas More University of Applied Sciences (Belgjikë), i fokusuar në zhvillimin e edukimit, praktikës klinike dhe inovacionit në kujdesin infermieror dhe mami. Aktiviteti, me qasje bashkëkrijuese, kontribuoi në përmirësimin e kurrikulave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin profesional të stafit dhe studentëve, si dhe në integrimin e metodave inovative të mësimdhënies. Rezultatet mbështesin sigurimin e cilësisë, proceset e akreditimit dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në shkencat e shëndetit, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për bashkëpunime dhe zhvillime të mëtejshme akademike.