
2025-06-01
Epidemia e heshtur e sëmundjeve jo të transmetueshme: qasje inovative dhe multidisiplinare për parandalimin dhe menaxhimin
Universiteti “Ismail Qemali”, i përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Fatjona Kamberi, Drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik, Fakulteti i Shëndetit, mori pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit (World Food Forum) 2025, i zhvilluar nga data 10 deri më 17 tetor, në selinë qendrore të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO) në Romë (Itali), si dhe online.
World Food Forum 2025: Rrugët drejt Veprimit këtë vit përfaqësoi një moment historik të rëndësishëm, duke shënuar 80-vjetorin e FAO-së. Ky përvjetor u përkujtua përmes një jave dialogësh globalë, shkëmbimi njohurish dhe bashkëpunimi të përqendruar në zgjidhje konkrete.
Tema udhëheqëse e këtij viti ishte “Dorë për dore për ushqim më të mirë dhe një të ardhme më të mirë”, në përputhje me katër shtyllat themelore të FAO-së: prodhim më të mirë, ushqyerje më të mirë, mjedis më të mirë dhe jetë më të mirë.
Eventi i Forumit Botëror të Ushqimit 2025 shërbeu si një platformë e gjallë për ide të guximshme dhe partneritete gjithëpërfshirëse. Programi përfshiu dialogë në nivele të larta, konsultime, laboratorë inovacioni, prezantime interaktive, takime për bashkëpunim, ekspozita dhe prezantime kulturore. Këto aktivitete theksuan se edukimi, bashkëpunimi, motivimi i shkencëtarëve të rinj, përfshirja, angazhimi dhe investimi në burimet njerëzore dhe infrastrukturë janë thelbësore për përhapjen dhe shkallëzimin e njohurive dhe inovacionit.
Pjesëmarrja në këtë forum shërbeu për rritjen e vizibilitetit të Universitetit “Ismail Qemali” në mesin e aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht në lidhje me qasjen One Health si një element kyç për shëndetin e popullatës. Aktiviteti gjithashtu hapi rrugën për bashkëpunime të reja me Platformën Evropiane për Sigurinë Ushqimore (EU Food Safety Platform), përmes mundësive për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, pjesëmarrjes në konferenca shkencore dhe përfshirjes në programe mentorimi.
Mesazhi kryesor i këtij forumi ishte rëndësia e bashkëpunimit multidisiplinar dhe multisektorial për ruajtjen e traditës, ndërtimin e evidencave shkencore përmes bashkëkrijimit, me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e edukimit, sjelljet shëndetësore dhe mirëqenien e popullatës.
Përmes platformës https://src4ph.univlora.edu.al/ dhe me përfshirjen e njësive të Universitetit të Vlorës, Qendra Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik synon të konkretizojë mesazhin se siguria ushqimore dhe ushqyerja e shëndetshme na përkasin të gjithëve, në përputhje me vizionin për krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm kërkimi dhe edukimi, me kontribut në: