Vizita e parë kërkimore në strukturat e laboratorave të gjalla të VITALISE Living Lab e 4 kërkuesve shkencore nga Qendra Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Shëndetit

Nga 20-24 Shkurt 2023, 4 kërkuese shkencore, staf akademik nga Qendra Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Shëndetit, zhvilluan vizitën e parë kërkimore në strukturat e laboratorave të gjalla të VITALISE Living Lab, përkatësisht në strukturat e laboratoreve të gjalla të Universitetit Arsitotle të Selanikut, Greqi, AUTH Living Lab Infrastructure.

Kjo vizitë pune u krye në kuadër të projektit Gold Health Care i shpallur fitues në thirrjen e parë të projektit VITALISE Living Lab, Horizon 2020.

Gjatë gjithë javës, stafi kërkimor shkencor i përbërë nga Prof. Asoc. Fatjona Kamberi (drejtuese e projektit), Dr. Glodiana Sinanaj, Phd. Kandidate Jerina Jaho dhe Msc. Kandidate Brunilda Subashi patën mundësi të ishin jo vetëm pjesë e trajnimeve dhe workshopeve për rritjen e kapaciteteve kërkimore në lidhje me laboratoret e gjalla por edhe në krijimin dhe drejtimin e sesioneve të fokus-grupeve me pacientë dhe profesionistë të shëndetit në përmbushje të objektivave të projektit Gold Health Care.

Ditët e para të vizitës konsistuan në  pjesëmarrje në aktivitetet Fast track training që konsistoi në prezantimin e projektit VITALISE, laboratoreve të gjalla, vizita në mjediset dhe njohja me pajisjet e laboratoreve nga  drejtuesi Prof. Panagiotis Bamidis dhe paraqitje e shkurtër e misionit, objektivave, shërbimeve të laboratoreve të gjalla nga Evdokimos Konstantinidis, Post-doc Research Associate dhe mundësitë që këto laboratore ofrojnë për zhvillim të kërkimit vecanërisht në fushën e shëndetit. Living Labs janë mjedise testimi dhe eksperimentimi në jetën reale që nxisin bashkë-krijimin dhe hapjen e inovacionit midis aktorëve kryesorë të Modelit Quadruple Helix, përkatësisht: Qytetarëve, Qeverisë, Industrisë dhe Universiteteve. Kërkueset e asociuara Despoina Petsani dhe Silia Petronikolou na mundësuan trajnimin për hartimin dhe organizimin e sesioneve të bashkëkrijimit me fokus grup pacientësh me sëmundje kronike dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor. Pjesa e dytë e vizitës konsistoi në zhvillimin konkret të fokus grupeve, testime që do të zhvillohen  me të njëjtat grupe popullatash edhe në Shqipëri.

Kjo vizitë pune ishte nisja e një bashkëpunimi të gjerë me AUTH Living Lab me impakt në krijimin e modeleve të reja dhe inovative të kujdesit shëndetësor për grupet vulnerable të popullatës së moshuar me impakt në reduktimin e kostove shëndetësore,  rritjen e cilësisë së jetës dhe mirëqënies.

Publikimi i artikujve të përbashkët shkencor, hartimi i udhëzuesve dhe puna në grup multidisiplinar është një tjetër sukses i këtij projeti me impakt në rritjen e kapaciteteve kërkimore,  vizibilitetit dhe ndërkombëtarizimit të UV.

#GoldHealthcareproject

#VITALISEproject-Horizon 2020

#AUTHLL-VITALISE Living Lab.

#RritjeVizibilitetitUV

#NdërkombëtarizimiUV

#Ngritje e aftësive kërkimore shkencore të stafit