Trajnimi mbi shkrimin e një projekt cilësor pranë Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik

Me kërkesë së Drejtueses së Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik për trajnimin dhe rritjen e kapacitetit të stafit të Qendrës mbi shkrimin e projekt propozimeve cilësore dhe aplikimin për fonde/grante kërkimore, Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve (Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve) në UV-së organizoi në dt. 16 Janar 2020 pranë ambjeteve të kësaj Qendre, trajnimin me temë “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.

Në trajnim morën pjesë stafi i Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik si dhe studentë të vitit të fundit në programin Master të këtij Fakulteti. Metodologjia e përdorur gjatë trajnimit solli një ndërthurrje të anës teorike me atë praktike, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të marrin informacion të detajuar mbi konceptet dhe elementet bazë të një projekt propozimit, duke i vënë ato në zbatim nëpërmjet shembujve konkret dhe punëve në grup.

Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën gjithashtu me Manualin: “Si të shkruajmë një projekt propozim cilësor”, të përgatitur nga Specialistja për Projektet pranë UV-së.

Ky trajnim vin në vijëmësi të trajnimit me po të njëjtën temë të organizuar në nivel institucional nga Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve në fund të vitit 2019 nga ku u evidentua nevoja që trajnime të këtij formati të organizohet edhe në nivel departamenti.