+355 33 222288

info@univlora.edu.al

Sukses i stafit të Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin, Fakulteti i Shëndetit “Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Sukses i stafit të Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin, Fakulteti i Shëndetit “Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë“, ku ka dhënë një kontribut me angazhimin dhe punën e palodhur të ekipit të qendrës kërkimore në publikimin e një studimi rasti për mpox (lija e majmunit) në përmbledhjen e rasteve mbi angazhimin e komunitetit në përgjigjen ndaj shpërthimit të mpox në Rajonin Evropian të OBSH-së.

Kjo përmbledhje ofron raste studimore mbi angazhimin e komunitetit në përgjigjen ndaj shpërthimit të mpox në Rajonin Evropian të OBSH-së. Përmbledhja pasqyron përvojën mbi gatishmërinë për emergjenca, mbikëqyrjen, komunikimin e rrezikut dhe përshtatjen e shërbimeve të bazuara në komunitet që mbulojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme për të përmbushur kërkesat e shpërthimit të mpox.

Ju mund të lexoni në këtë përmbledhje

STUDIM RASTI: KËNDVËSHTRIME KULTURORE DHE TË SJELLJES

“Identifikimi i boshllëqeve në njohuri dhe praktikë mbi mpox në mesin e studentëve shqiptarë të kujdesit shëndetësor për të informuar nevojat e trajnimit.”

si dhe studime të tjera rasti me interes për praktikën klinike, studiuesit, të rinjtë dhe edukatorët shëndetësorë.

Përfshirja e rastit studimor të Qëndrës Kërkimore të Shëndetit ishte një mundësi jo vetëm për promovimin e punës kërkimore shkencore të kësaj qendre por edhe për rritjen e vizibilitetit të Universitetit të Vlorës në arenën ndërkombëtare për projekte dhe bashkëpunime të tjera me impakt për UV.

Një falënderim të veçantë për Alice Allan, Konsulente për Komunikimin e Rrezikut dhe Angazhimin e Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, që na dha mundësinë të jemi pjesë e kësaj përmbledhje.

Përmbledhjen e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

https://apps.who.int/iris/handle/10665/367827