Zbatim i projekteve të financuar nga UV nga Qendra Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik në Fakultetin e Shëndetit

Qendra Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Shëndetit në kuadër të projektit “Niveli i Vitaminës D në stafin e Fakultetit të Shëndetit, roli i trajnimeve edukative”, të financuar nga fondi kërkimor shkencor i Universitetit të Vlorës, ka nisur zbatimin e fazës së parë.
Qëllimi i projektit është të vlerësojë rolin e trajnimeve edukative në lidhje me përmirësimin e stilit të jetesës, përfshirë mënyrën e ushqyerjes dhe expozimin në diell dhe impaktin në nivelet e vitaminës D.
Studimi është një provë klinike e kontrolluar me popullatë stafin akademik, ndihmës akademik dhe administrativ të Fakultetit të Shëndetit. Ky projekt është një bashkëpunim i laboratorit mikrobiologjik klinik të Fakultetit të Shëndetit me laboratorin Caravelli Vlorë.
Faza e parë konsistoi në marrjen e mostrave të gjakut sipas rregullave përkatëse në mjediset e laboratorit të fakultetit për depistimin e niveleve të Vitaminës D. Pjesëmarrësit në studim u informuan për natyrën e studimit dhe dhanë konsentin me shkrim. Pyetësorë të standartizuar anonim shërbyen për mbledhjen e të dhënave në lidhje me mënyrën e jetesës, ushqyerjen, aktivitetin fizik dhe ekspozimin në diell. Popullata u nda në dy grupe në mënyrë rastësore dhe sipas gadishmërisë në grupin e rasteve dhe kontrollit. Grupi i rasteve ju nënshtrua seancave trajnuese edukative, ndërkohë që grupi i kontrollit do të vazhdoj stilin e mëparshëm të jetesës deri në momentin që do të rikryhet matja e nivelit në gjak të vitaminës D, pas 3 muajsh nga matja e parë. Kjo periudhë përkon edhe me fazën e dytë të studimit.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kërkimit shkencor në Fakultetin e Shëndetit dhe Universitetin e Vlorës, pasi është i pari i këtij lloji që po zbatohet në infrastrukturën e fakultetit dhe nga stafi i Qendrës Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik. Projekti koordinohet nga P.hD. cand. Jerina Jaho me grup pune, Prof. Asoc. Fatjona Kamberi, Msc.Irini Rapushi përkatësisht staf akademik dhe kërkimor, Znj. Dalila Llanaj, laborante dhe Znj. Enkeleda Mahilaj, specialiste e kërkimit shkencor.
Realizimi i këtij projekti është pasqyrim i investimeve dhe mbështejes së Universitetit të Vlorës në:
 Rritje të kapaciteteve kërkimore-shkencore të stafit të UV
 Akses të infrastrukturës kërkimore – shkencore
 Fuqizim i UV në fushën e kërkimit

Më poshtë janë paraqitur disa foto të procesit të zbatimit të projektit.