2024-05-07
Relacion për Aktivitetin e Melanomës
Në dt. 6 Prill 2023, me rastin e Ditës Botërore të Aktivitetit Fizik, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti ‘Ismail Qemali’ Vlorë, zhvilloi aktivitetin promocional me temë “Të jetosh mirë! Qëndro aktiv!”.
Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë Infermier i Përgjithshëm dhe Mami Infermier të Fakultetit të Shëndetit,
Ky aktivitet u realizua në trajtën e një marshimi sensibilizues, me nisje nga Fakulteti i Shëndetit drejt shëtitores Lungomare dhe synoi ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me rëndësinë e aktivitetit fizik dhe benefitet e tij në shëndet, rolin e tij në mbajtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, në parandalimin e sëmundjeve, në përmirësimin e cilësisë së jetës, për një jetë sa më të gjatë dhe një plakje sa më të shëndetshme.
Sedentarizmi apo inaktiviteti fizik është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën dhe faktor rreziku kryesor për sëmundjet jo të transmetueshme (SJT) si: sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Aktiviteti fizik ka përfitime të rëndësishme shëndetësore dhe ndihmon në parandalimin e SJT.
Në mbarë botën, 1 në 4 të rritur nuk ka një nivel të mjaftueshëm të aktivitetit fizik.
Më shumë se 80% e popullsisë adoleshente në botë nuk kanë një nivel të mjaftueshëm të aktivitetit fizik.
Aktiviteti fizik përfshin të gjitha lëvizjet trupore që mobilizon muskujt dhe shpenzon energji.
Llojet e aktivitetit fizik: ecja, ngjitja e shkallëve, puna, vallëzimi, noti, yoga, puna në kopsht, ecja me biçikletë, loja tenis, futboll, basketboll, etj.
Benefitet e aktivitetit fizik: Aktiviteti fizik përmirëson:
o Shëndetin kardio- respirator (sëmundjet koronare të zemrës, sëmundjet kardiovaskulare, aksidentet cerebrovaskulare, hipertensioni).
o Shëndetin metabolik (diabeti dhe obeziteti).
o Shëndetin e sistemit muskulo- skeletik (shëndeti i muskujve, kockave, osteoporoza).
o Kanceret (kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë).
o Shëndetin funksional dhe parandalimin e rrëzimeve dhe frakturave.
o Depresionin.
o 30 minuta aktivitet fizik i moderuar në 5 ditë ul 50% rrezikun për sëmundje si: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, obeziteti, mbipesha, osteoporoza, kanceri i kolonit, etj
Aktiviteti fizik zgjat jetën
– Loja tenis mund të zgjasë jetën me 9.7 vjet
– Badminton me 6.2 vjet
– Futbolli me 4.7 vjet.
– Noti mund të zgjtë jetën me 3.4 vjet,
– Vrapimi me 3.2 vjet dhe
– Palestra me 3.1 vjet
Këshilla për një jetë aktive