2024-05-07
Relacion për Aktivitetin e Melanomës
Nga 7-11 Nëntor 2022, përfaqësues të Fakultetit të Shëndetit morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Tallinn Health Care College që u zhvillua në Tallinn, Estoni.
Gjatë gjithë javës, stafi akademik i Fakultetit të Shëndetit prezantoi Universitetin e Vlorës “ Ismail Qemali”, mbajti leksione, mori pjesë aktive në konferencën ndërkombëtare “Empowerment of Public Health, Health Care and Wellbeing – Education, Research, and Practice, pjesëmarrje aktive në workshopet dhe trajnimet “ Simulation in pediatric nursing”; “Review of Applied Research”; Simulation in Undergraduate Mental Health Nursing Education”; dhe “ Death Cafe”.
Gjithashtu, Fatjona Kamberi Asoc. Prof. University of Vlora, Albania, Mirza Orue, Nursing Palliative care, Assistent profesor PhD. Bosnia and Herzegovina dhe Siiri Maasen, leading lecturer at Tallinn Health Care College and leader of the intership module morën pjesë në Podcast 08.11. 4 PM me temë “ The development of nursing curricula”.
Java ndërkombëtare ofroi mundësi të mëdha për të prezantuar Universitetin e Vlorës, Fakultetin e Shëndetit dhe Shqipërinë në mesin e partnerëve të huaj, nisjen e projekteve dhe ideve të përbashkëta kërkimore si dhe nxitjen dhe të inkurajimin e studentëve, stafit akademik për pjesëmarrje në bashkëpunime dhe mobilitete ndërkombëtare.
Universiteti ynë u përfaqësua nga Prof. Asoc. Fatjona Kamberi (Drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore e Shëndetit Publik, Dr. Rezarta Lalo (Zv. Dekane e Kërkimit Shkencor), Prof. Dr. Yllka Stramarko, PhD. Kandidate Brunilda Subashi dhe Dr. Glodiana Sinanaj në mesin e 28 pjesëmarrësve nga 8 vende të ndryshme: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Jordania, Austria, Franca, Letonia, dhe Lituania.